Sport

Florent Hadërgjonaj: Nuk mendoj shumë se ku luaj, mendoj të jap maksimumin


Kosova nesër përballet me Spanjën në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Qatar 2022″.

Para ndeshjes, foli edhe mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj.

“Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme për neve, shumë e madhe, e dimë se çfarë ekipi do ta kemi përballë”, filloi Florenti.

Spanjën, ai e konsideron si “një prej më të mirëve në botë”

“Kanë fituar dy apo tre trofe në vitet e fundit. Jemi duke e pritur me gëzim, që të tregojmë vetëm dhe do të jemi në fushë në maksimum”.

“Besoj që momenti i mirë është loja, jo rezultatet”.

Formën aktuale, Hadërgjonaj e konsideron si “bashkim i ekipit”.

“Katër pikë na japim vetëbesim, dhe e dimë se si mund të luajmë. Shpresoj që lojtarët që janë me lëndime, të jenë gati dhe të bëjmë një lojë të mirë”.

Si i përket pozicionit të tij, Florenti u shpreh: “Unë vij këtu me gjithë dëshirë, nuk ka rëndësi, a luaj a mbrojtës i djathtë, apo i majtë, apo mesfushor, nuk ka problem. Nuk mendoj shumë se ku luaj, mendoj të jap maksimumin”.

“Nëse mendojmë që nuk arrijmë pikë, nuk do të futeshim nesër në lojë”, vazhdoi.

“E dimë si kemi luajtur në Sevilla kur kemi humbur 3-1, dhe nuk kemi luajtur keq”.

“Kualitetin e Spanjës e dinë të gjithë. Ne i bëjmë analizat me stafin, është rasti, ne për atë luajmë futboll, me arrit deri te fitoret historike”, ka mbyllur Hadërgjonaj.

Florenti pritet të jetë pjesë e 11-shes startuese nesër përballë iberikëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore