Sport

Flamurtari i pandalshëm, zyrtarizon një tjetër rikthim me peshë


Skuadra e Flamurtarit të Vlorës duket e pandalshme këtë merkato. Vlonjatët pas afrimeve të Behar Ramadanit, Olsi Gocajt, Lejdi Liçajt dhe Ditmar Bicajt, kanë bërë një tjetër zyrtarizim, Denis Pjeshkën.

Shkodrani 26-vjeçar ka qenë pjesë e kuqezinjëve edhe më parë në sezonin 2019/20. Mbrojtësi u aktivizua në total, në 27 ndeshje me Flamurtarin, ku shënoi edhe dy gola.

Ndërkohë, së fundmi u aktivizua te Teuta dhe pas përfundimit të kontratës me durrsakët doli si transferim i lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore