Lajme

Flamur Marku: Omicron i shpejtë në përhapje dhe shërim


Flamur Marku, Pulmolog

Për çdo ditë, rritet numri i të infektuarve me variantin Omicron të Koronavirusit në Kosovë.

I njohur si varianti me shpejtësinë më të madhe infektuese, Omicron njihet edhe si lloji më shpejtë i shërueshëm.

“Vala e fundit sidomos varianti dominues Omikron në ditët e fundit ka shkaktuar një rritje enorme të rasteve, por tani kemi filluar të shohim në çdo praktik mjekësore edhe komplikimet e shkaktuar nga infektimin me koronavirus”, ka thënë pulmologu Florian Marku, mjek në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë, për Klan Kosova.

“Gjithmonë rritja e madhe e rasteve pozitive, moskujdesi dhe duke pasur parasysh se ky varianti i ri është shumë më infektues sesa variantet tjera, kemi rritje shumë të madhe, por tani kanë filluar edhe komplikimet që shpresojmë të mos jenë në numër të madhe dhe të papërballueshme për ne”, theksoi Marku.

Ai tha se edhe fëmijët janë të rrezikuar nga infektimi por që fatmirësisht nuk paraqesin probleme të mëdha sa i përket komplikimit të mundshëm nga COVID-19.

Marku tha gjithashtu se rikuperimet nga varianti i ri janë më të shpejta.

“Sipas rekomandimeve të fundit do të thotë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rekomandon maksimumin 10 ditë për t’u izoluar, por që pas ditës së gjashtë apo shtatë mund të bëhet një test përsëritës, dhe nëse pacienti rezulton negativ nuk ka nevojë të vazhdojë karantinimin”.

“Do të thotë rikuperimi nga ky variant deri më tani ka qenë i formës më të shpejtë dhe do të thotë ditë shumë më pak për rikuperim, përpos atyre rasteve ku shkakton komplikime që kërkon tretman më të gjatë, dhe sigurisht që edhe rikuperimi do të jetë më i gjatë varësisht nga gjendja”, shtoi Marku.

Tutje, Marku tha se rastet kryesore që po trajtohen aktualisht në klinikat e QKUK-së, janë nga ata të cilët e kanë kaluar COVID-in.

“Në fakt në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 65 pacientë prej tyre një është që ka rezultuar pozitiv dhe këta pozitiv transferohen në Klinikën Infektive sa ka akoma vende, sigurisht të gjithë pacientët që janë të shtrirë në QKUK do të thotë kanë probleme pulmonare dhe varianti i ri  mund të shkaktojë pulmoni por rastet janë më të pakta, rastet kryesore që trajtohen tek ne janë situata post-covid do të thotë komplikime pas COVID-19 që shkakton pulmonia, ku pastaj kanë komplikime tjera që kërkojnë trajtim më të gjatë”.

OBSH: Pandemia e koronavirusit “nuk është afër fundit”

Pandemia e koronavirusit “nuk është afër fundit”, thuhet në paralajmërimn e publikuar nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi kundër supozimit se varianti i ri dominues i Omicron është dukshëm më i butë dhe se ka eliminuar kërcënimin e paraqitur nga virusi.

Kjo vjen pasi disa vende evropiane panë numra rekord të rasteve.

Franca raportoi gati gjysmë milioni raste të reja ditore të martën, shkruan BBC.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në selinë e OBSH-së në Gjenevë, Dr Tedros u tha gazetarëve se varianti Omicron kishte çuar në 18 milionë infeksione të reja në të gjithë botën gjatë javës së kaluar.

Ndërsa varianti mund të rezultojë të jetë më pak i rëndë mesatarisht, “rrëfimi se është një sëmundje e lehtë është mashtruese,” tha ai.

“Mos bëni gabim, Omicron po shkakton shtrime në spital dhe vdekje, madje edhe rastet më pak të rënda po përmbytin objektet shëndetësore”.

Ai paralajmëroi udhëheqësit globalë se “me rritjen e pabesueshme të Omicron në nivel global, ka të ngjarë të shfaqen variante të reja, kjo është arsyeja pse gjurmimi dhe vlerësimi mbeten kritike”.

“Unë mbetem veçanërisht i shqetësuar për shumë vende që kanë shkallë të ulët të vaksinimit, pasi njerëzit janë shumë herë më të rrezikuar nga sëmundje të rënda dhe vdekje nëse nuk janë të vaksinuar,” shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore