Sport

Fitore e vuajtur e Inter-it përballë Verona-s


Inter ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 në ndeshjen e javës së 18-të në Serie A përballë Hellas Verona-s.

Në “Giuseppe Meazza”, zikaltrit dhe miqtë patën një ndeshje të luftuar deri në fund. Megjithatë vendasit arritën të triumfonin.

Gol i i vetëm i takimit u shënua nga argjentinasi, Lautaro Martinez në minutën e tretë.

Nga minuta e 69 në fushë për Inter-in ishte dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani. Ai bëri një paraqitje të kënaqëshme. Sipas Sofascore, talenti shqiptar u vlerësua me notën 7.1.

Me fitoren e arritur, Inter ngjitet në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Juventus-i. Milan-i i vendit të dytë ka 38 pikë. Ndërsa, Napoli kryesues ka 47 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore