Përballje

Fitore e vuajtur, Barcelona e nis vitin mbarë


Barcelona e ka nisur vitin shumë mirë me fitoren përballë Mallorca-s në transfertë.

Edhe pse katalunasit, këtë ndeshje e kishin shumë më të vështirë se ç’pritej.

Të goditur rëndë nga pandemia, Barcelona vuajti gjatë gjithë takimit – por duke pasur minutat e saja kur ishte më e mirë.

Dhe pikërisht në njërën prej këtyre periudhave, ata arritën të gjenin fitoren.

Minimale, por e vlefshme për të përfituar nga gabimet e kundërshtarëve të tyre.

Ishte minuta e 44-të, kur gjyqtari po bëhej gati për të mbyllur gjithça për pjesën e parë – kur Luuk De Jong u ngjit në skenë.

Sulmuesi holandez shfrytëzoi shumë mirë harkimin e Mingueza-s, për të shënuar golin që vlen tri pikë për katalunasit.

Skuadra e Xavi-t e nis mirë, edhe pse me fitore të vuajtur, vitin e ri.

Ata ngjiten në vendin e pestë, duke qenë vetëm një pikë prapa pozitave që dërgojnë në Champions – dhe 15 pikë pas liderëve të Real Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore