Shqipëria

Firmosen 5 kontratë-porositë me familjet në Kombinat


Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion veliaj, kanë firmosur të premten, kontratë-porositë me 5 nga 200 familjet e para në Kombinat.

Këto familje do të marrin apartamentet e reja në “KombinArt”.

Ahmetaj ka shpjeguar se, programi i rindërtimit është planifikuar më parë, nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bashkë me Veliajn, që të jetë një program social.

“Qytetarët nuk do të shkojnë tek bankat të marrin kredi. Gjëja e parë që do të bëjmë është bonusi i qerasë” shprehet Ahmetaj duke shpjeguar planet e marra nga Qeveria në periudhën kur Shqipëria u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas tij, vitin e kaluar ishin 11 mijë familje jashtë në çadra, ndërsa sot janë 650 familje. Para një muaji ishin 860 familje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore