Shqipëria

Finiq/ Sekuestrohet arsenali i armëve


Ditën e mërkurë më datë 24 shkurt, ka përfunduar me sukses operacioni policor “Dhrovjani”, në Sarandë.

Në fund të operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetë armë zjarri dhe municion luftarak.

I gjithë veprimi ishte bashkëpunim mes Drejtorisë së Policisë Sarandë dhe forcave “Shqiponja”.

Armët dhe municionet u gjetën në shtëpinë e shtetasit J.T, në Finiq, i cili u shpall në kërkim ndërsa u arrestua djali i tij M.T 37 vjeç.

Një mitraloz, dy kallashnikovë, tri armë zjarri pushkë dhe katër armë gjahu, një granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë u gjetën në shtëpinë e të akuzuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore