Lajme

Fillon testimi i popullsisë në Wuhan pas rishfaqjes së rasteve me COVID-19


Autoritetet në qytetin kinez Wuhan do të fillojnë testimin e popullsisë, pas rasteve të rishfaqura me coronavirus .

Deri më tani, Wuhan ka regjistruar shtatë raste të transmetuara në vend – infeksionet e para lokale në më shumë se një vit.

Qyteti, me 11 milionë banorë, u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2019, pasi për herë të parë aty u zbulua virusi i COVID-19.

Rreth 15 provinca në të gjithë vendin janë prekur, gjë që ka bërë që qeveria të marrë masa të testimit masiv dhe kufizime të bllokimit.

Autoritetet i kanë atribuuar përhapjen e virusit variantit shumë ngjitës Delta dhe sezonit të turizmit vendas.

Njoftimi në Wuhan erdhi, ndërsa autoritetet kineze raportuan të martën e 3 gushtit, 90 raste të reja me virus.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se 61 prej tyre u transmetuan në vend – krahasuar me 55 raste lokale një ditë më parë.

Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në kontrollin e virusit brenda kufijve të saj.

Autoritetet, deri më tani, kanë testuar 9.2 milionë banorë të Nanjing dhe kanë vendosur mbyllje për qindra mijëra njerëz.

COVID-19 rikthehet në Wuhan, raportohen shtatë raste

Pas pesë muajsh, COVID-19 rikthehet në Wuhan, të hënën e 2 gushtit.

Shtatë punëtorë migrantë rezultuan pozitivë dhe u dërguan në spitalet e caktuara për trajtime.

Njoftimi erdhi nga autoritetet e kryeqytetit Hubei, ku coronavirusi i ri u identifikua për herë të parë në fund të vitit 2019.

Personat e infektuar janë njerëz të gjithë të lidhur me zonën e zhvillimit ekonomik të qytetit, të izoluar menjëherë.

Autoritetet kanë kërkuar respektimin e rregullave anti-COVID, përfshirë përdorimin e maskës në publik, distancimin dhe larjen e duarve shpesh.

Lidhur me origjinën e virusit janë bërë studime të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore