Lajme

Fillon testimi fizik i të rinjve rezervistë në FSK, Mehaj: Vajza e djem mezi presin t’i bashkohen FSK-së


testimi fizik i rezervitëve të rinj të FSK-së

Ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në FSK dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes në Kosovë.

Në këtë njoftim për medie të ministrisë, bëhet e ditur se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i këtyre të rinjve.

Mehaj ka theksuar se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që “me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen FSK-së”.

Më tej, në këtë njoftim thuhet se ministria e Mbrojtës si institucion dhe FSK si organizatë, “u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë”, përfundon njoftimi publik i ministrisë së Mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore