Shqipëria

Fier: I’u gjet një sasi e madhe me municion luftarak, në pranga 58-vjeçari


5 mijё e 420 fishekё janë sekuestruar ditën e enjte nё qytetin e Fierit.

Lajmin e bëri të ditur Policia Vendore Fier, teksa zhvilloi një kontroll në lagjen “Fermë Çlirim”, nё banësёn e shtetasit A.V., 58-vjeç.

Kjo pas disa informacioneve të mbërritura në mënyrë operacionale, në komisariatin e policisë së Fierit.

Gjatë kёrkimeve efektivёt gjetën dhe sekuestruan 5 mijё e 420 fishekët, të paketuara në 8 arka.

Efektivët zbuluan në shtëpinë e 58-vjeçarit dhe një kapelë pa leje përdorimi si ajo e Policisë së Shtetit, e cila sipas njoftimit të policisë është sekuestruar gjithashtu.

“Si posedues i tyre u vu në pranga shtetasi A.V., i cili do të hetohet ndaj akuzave të ‘Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak’ dhe ‘Mbajtjes pa të drejtë të uniformës'”, njoftoi Policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore