Sport

FFK mban seminarin e radhës për VAR


Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së mërkurë është mbajtur seminari obligativ për VAR-AVAR, pas 12 xhirove të Superligës.

Ligjërues i këtij seminari ishte instruktori i FIFA-s, Valentin Ivanov, teksa ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA (gjithsej 28) për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova.

Ky seminar kishte për qëllim rikapitullimin e ndërhyrjeve të sistemit VAR dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve.

Përpos rasteve dhe situatave diskutabile në gara të ndryshme, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës.

Kujtojmë që sistemi i teknologjisë në futboll, është inkuadruar në fillim të këtij sezoni në Superligën e Kosovës, i cili po funksionon në mënyrë mjaft të mirë.

Që nga ardhja e VAR-it në futbollin kosovar, janë evituar gabimet nga gjyqtarët në vendimet e dyshimta në ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore