Sport

Ferizaj siguron ngjitjen në Superligën e Kosovës


Vetëm një vit pasi ra në Ligën e Parë të futbollit kosovar, skuadra e Ferizajt ka siguruar ngjitjen në BKT Superligën e Kosovës për sezonin e ardhshëm.

Ata kanë siguruar titullin kampion në Ligën e Parë të Grupit B dhe do të inkuadrohen në elitën e futbollit kosovar në sezonin e ardhshëm.

Ky sukses i ferizajasve u sigurua edhe falë fitores në tavolinë me rezultat 3:0 të Arbërisë ndaj Vushtrrisë, që mban pozitën e dytë në tabelë.

Kështu, Ferizaj tani ka 55 pikë në vendin e parë, nëntë më shumë se Vushtrria e vendit të dytë.

Kujtojmë që ngjitjen në Superligë e ka siguruar edhe Trepça’89, të cilët u shpallën kampionë në Ligën e Parë, Grupi A.

Ndërsa nga Superliga tani ka rënë Feronikeli dhe me shumë gjasë skuadra tjetër do të jetë Ulpiana. Kurse në zonën e barazhit momentalisht gjendet skuadra e Malishevës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore