Sport

Femrat e Kosovës në Basketboll debutojnë me fitore


Skuadra e femrave të Kosovës në Basketboll, bëri historinë, duke debutuar me fitore në ndeshjen e tyre të parë zyrtare.

Në kuadër të kualifikuese Europiane për shtetet e vogla, Kosova u përballë me Qipron.

Ato zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë përballë qiprioteve.

Ndeshja ishte e barazpeshuar, me epërsinë që kaloi sa nga njëri kah te kahu tjetër vazhdimisht.

Me sloganin ‘është radha jonë’, vashat e Kosovës e nisën një aventurë të re.

Çereku i fundit ishte shumë stresues, por mundi u pagua në fund.

Një tre pikësh nga Alexis Tolefree në sekondën e fundit siguroi fitoren për dardanet e basketbollit.

Fitorja u shoqërua me festë të madhe dhe lot, që tregojnë dëshirën e madhe për të përfaqësuar kombëtaren tonë në nivelin ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore