Sport

Felix mund të transferohet te rivalët e Chelsea-t


E ardhmja e Joao Felix mund të mos jetë te Chelsea, pavarësisht se blutë e Londrës dëshirojnë ta bëjnë të tyrin sulmuesin portugez.

Megjithatë, Chelsea me shumë gjasë nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë mund ta humbasin edhe Felix-in.

Kjo pasi që edhe “Fair Play” Financiar do t’ia vështirësonte punët.

Në këtë mënyrë, këtë situatë kërkon ta shfrytëzojë Manchester United, të cilët dëshirojnë ta transferojnë sulmuesin që ende është në pronësi të Atletico Madrid-it.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Angli, “Djajtë e Kuq” do të kërkojnë në ditët në vijim që të takohen me përfaqësuesit e Felix.

23-vjeçari ka kontratë të lidhur me Atletico Madrid-in deri në verën e vitit 2027, por siç qëndrojnë gjërat tani, vështirë se ai do të rikthehet në Madrid.

Pra, portugezi i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e madrilenëve, Diego Simeone-n dhe në klub ka vend vetëm për njërin prej tyre.

Kujtojmë që Felix iu bashkua skuadrës londineze në afatin kalimtar të janarit dhe deri më tani ka luajtur në tetë ndeshje në Premier Leauge, duke shënuar edhe dy gola.

Vlen të ceket se ai ka qenë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Atletico Madrid-it, kur u ble nga Benfica në vitin 2019 për 127 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore