FedEx planifikon të shkurtojë deri në 6 mijë e 300 vende pune në Evropë.
Kompania deklaroi të martën se shkurtimet do të ndodhin gjatë 18 muajve. Këto shkurtime do të prekin personelin e operacioneve të dorëzimit të shpejtë dhe punonjësit e administratës së TNT Express në Evropë.
Shkurtimet nga puna do t’i kushtojnë kompanisë nga 300 milionë dollarë deri në 575 milionë dollarë deri në vitin 2023.
Vendet e punës që luhaten nga 5 mijë e 500 deri në 6 mijë e 300, do t’i kursejnë kompanisë nga 275 milionë dollarë deri në 350 milionë dollarë në vit, nga viti 2024.
Shkurtimet e vendeve të punës janë thelbësore për ta bërë kompaninë më konkurruese në një treg në ndryshim.
FedEx kishte rreth 245 mijë punonjës në të gjithë botën, duke përfshirë rreth 43 mijë në kompaninë TNT, që nga 31 maji i kaluar.
Kompania synon ta bëjë Parisin si qendrën e vet kryesore në Evropë.
FedEx pagoi 4.8 miliardë dollarë për të blerë kompaninë TNT dhe për të zgjeruar praninë e saj në Evropë. Kjo lëvizje erdhi për të konkurruar rivalët si DHL, me bazë në Evropë.
Kompania njoftoi të martën se ka integruar me sukses sistemet e teknologjisë së informacionit të FedEx dhe TNT. FedEx gjithashtu ka integruar me sukses pjesët kryesore të rrjeteve ajrore dhe tokësore./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA kërkon 36 muaj burg për themeluesin e Binance
-
Samsung do të prodhojë gjeneratën e fundit të gjysmëpërçuesve në SHBA përpara TSMC-së
-
Sulmet kibernetike janë një kërcënim për stabilitetin financiar global, paralajmëron FMN
-
Grupet tajvaneze shqyrtojnë ngritjen e selive jashtë shtetit në rast sulmi
Lajmet kryesore
-
A mund ta përballojë BE-ja zgjerimin me Ukrainën dhe Ballkanin?
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, KLGJ: Kërcënim serioz për gjithë shoqërinë
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
Përkrahja e Kurtit s’i ndihmoi VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë