Sport

Federico Chiesa: Juventusi do të dëgjojë ofertat nga Liverpool dhe Newcastle


Federico Chiesa

Juventus-i do të dëgjojë ofertat për Federico Chiesa-n në verë, por fillimisht do të përpiqet të vazhdojë kontratën e sulmuesit përtej vitit 2025.

Chiesa nuk është plotësisht i lumtur te Juventus-i, siç dëshmohet nga reagimi i tij gjatë zëvendësimit në barazimin 0-0 të së shtunës kundër Torino-s.

Gazeta “Tuttosport” konfirmon se sulmuesi italian është gjithnjë e më i frustruar nën Massimiliano Allegri-n dhe me një kontratë që skadon në vitin 2025, e ardhmja e sulmuesit është gjithnjë e më e pasigurt.

Gazeta me bazë në Torino pretendon se bisedimet zyrtare për një marrëveshje të re nuk kanë filluar ende, por si Juventus-i ashtu edhe sulmuesi i tyre po shqyrtojnë të gjitha opsionet përpara verës.

Sipas “Tuttospor”t, Juventus do të dëgjojë ofertat për Chiesa-n, i cili është lidhur me Liverpool dhe Newcastle United. Më tej, bardhezinjtë do të detyrohen praktikisht ta shesin sulmuesin italian në verë nëse ai refuzon të nënshkruajë kontratë të re.

Një vendim përfundimtar për të ardhmen e Allegri-t në “Allianz Stadium” ndoshta do të ndikojë edhe në të ardhmen e Chiesa-s në klub, por sipas “Tuttosport”, Juventus nuk ka marrë ende një ofertë zyrtare për 26-vjeçarin, i cili ka shënuar tetë gola në 29 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore