Sport

Federet shokohet në Zvicër


Në një ndeshje që zgjati 1 orë e 54 minuta, Federer doli i mposhtur nga Andujar-Alba.

Në turneun tjetër ATP, që organizohet para fillimit të “Roland Garros”, dheu nuk ishte miku më i mirë për legjendën e Tenisit.

Në shtëpi, Federer humbi me shifrat 1-2 në sete, (4-6, 6-4, 4-6).

Të tre setet shkuan në mënyrë ekzaktësisht të njejtë, dy për Andujar-Alba dhe një për Federer.

Në një turne ku ishte konsideruar favorit, Federer eliminohet në raundin e parë:

Ndërkohë, sot vazhdojnë ndeshjet tjetër të fazës 1/8.

Andujar në çerekfinale pret fituesin e ndeshjes Stricker – Fucsovics.

Fituesi i duelit Ruud – Sandgren përballet me fituesin e Lopez – Kopefer.

Cazaux – Cuevas, futesi i këtij dueli pret fituesin e Dimitrov – Ivashka.

Kurse, çifti i fundit do të përcaktohet nga duelet, Fognini – Djere dhe Cecchinato – Shapovalov.

Ky i fundit konsiderohet favorit pas eliminimit të Federer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore