Shqipëria

FBI dhe Microsoft po hetojnë publikimin e fundit të të dhënave


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, garantoi të hënën e 3 tetorit se lista e publikuar nuk ka qenë pjesë e sistemit MEMEX.

Sipas tij, kjo rrjedhje e të dhënave po hetohet nga kompania Microsoft dhe FBI-ja amerikane.

Pas përgënjeshtrimit të Policisë së Shtetit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, zyrtari ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për një sulm ndaj databazës së policisë kriminale.

“Lista që është publikuar e them me garanci të plotë që nuk është databaza e sistemit Memex që ka policia kriminale. Ju e dini që na kanë sulmuar. Jemi në hetim, kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft që do rrinë këtu përgjatë”, u shpreh fillimisht Çuçi.

Zyrtari shtoi se sistemet do rikuperohen të gjitha.

“Kemi rikuperuar shumë sisteme në kohë rekord. Ka pasur edhe spekulime. Lista që është publikuar sot nuk është pjesë e databazës së sistemit Memex. Po hetojmë bashkë me FBI-në”, ravijëzoi ministri shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore