Përballje

Fakte dhe statistika për përballjen mes Rusisë dhe Danimarkës


Në ora 21:00 luhet ndeshja vendimtare mes Rusisë dhe Danimarkës.

Këto dy ekipe ndodhen në Grupin B me Belgjikën dhe Finlandën.

Rusia kërkon kualifikim e sigurt, ndërsa Danimarka kërkon pikët e para në Euro 2020.

Momentalisht, Rusia ndodhen në pozitën e dytë, me pikë të njëjta me Finlandën.

Radhitja momentale e Grupit B

Rusia ka qenë pjesë e 11-të Kampionateve Evropiane, ku pesë nga to ishte e njohur si Bashkimi Sovjetik, dhe është e dyta me më së shumti paraqitje në mesin e të gjithë pjesëmarrësve të Euro, pas Gjermanisë.

Ndërsa Danimarka ka qenë pjesë e tetë Kampionateve Evropiane, të cilën e ka fituar një herë në vitin 1992.

Këto dy kombëtare janë përballur vetëm një herë më herët në vitin 2012, e cila kishte përfunduar me fitoren e Rusisë me rezultat 2:0.

Sipas “Transfermarkt”, Rusia ka një vlerë të klubit prej 191.80 milionë eurosh, ndërsa Danimarka ka një vlerë edhe më të lartë prej 310.70 milionë eurosh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore