Aplikacione

Facebook-u shton veçorinë e ‘ekspertit’ në grupe


Media sociale, Facebook, po krijon një mënyrë për të përcaktuar subjektin “ekspertë” brenda grupeve të drejtuara nga përdoruesit e platformës.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se tipari i ri është krijuar për të ndihmuar ekspertët e vërtetë “të spikasin” në diskutimet rreth fushës së tyre të ekspertizës.

Dhe se administratorët e grupit do të kenë fuqinë t’i japin titullin thuajse çdo anëtari që ata dëshirojnë.

Në terma të tjerë, grupet që promovojnë teori konspirative ose pikëpamje të trazuara gjithashtu do të jenë në gjendje të caktojnë “ekspertët” e tyre.

Në Facebook, grupet janë përdorur nga lëvizje të tilla si QAnon, grupe anti-vaksinim dhe fraksione të diskutueshme politike, të cilat përhapin dezinformime.

Gjatë këtij viti, platforma ndryshoi politikat e veta për të hequr grupe që dekurajojnë njerëzit nga marrja e vaksinave dhe gjithashtu ndaloi rekomandimin e grupeve politike për anëtarët e rinj.

Facebook-u ka deklaruar se grupet u nënshtroheshin standardeve të tij të komunitetit dhe se njerëzit që kishin marrë më shumë se tre paralajmërime për shkeljen e këtyre standardeve në 90 ditët e fundit, nuk do të kishin të drejtë të shënoheshin si “ekspertë”.

Mirëpo, më vonë, një zëdhënës i medias sociale ka pohuar se funksioni ishte një “provë e kufizuar” pavarësisht njoftimit që sugjeronte se do të ishte në dispozicion për të gjithë.

‘Një rol më kuptimplotë’

BBC shkruan se tipari i ri sipas Facebook-ut, është një mënyrë për të promovuar zëra vërtet të ditur brenda grupeve.

“Tanimë administratorët kanë aftësinë për të zgjedhur anëtarë të veçantë në komunitetet e tyre që dallohen, duke i fuqizuar ata të luajnë një rol më kuptimplotë”, ka shkruar ekzekutivja e Facebook-ut, Maria Smith, në një postim në blog.

Ajo ka vijuar se “administratorët mund të bashkëpunojnë me ekspertë të grupit për pyetje e përgjigje, të ndajnë këndvështrime mbi një temë dhe t’i përgjigjen pyetjeve”.

Lidhur me personat e përzgjedhur, ata do të kenë një zgjedhje nëse do të pranojnë ose refuzojnë ftesën e ekspertit. Dhe nëse ata pranojnë, ata do të marrin një dallues pranë emrit të tyre.

Platforma ka bërë me dije se midis grupeve aktive që aktualisht kandidojnë në Facebook, numërohen afro 70 milionë administratorë dhe moderatorë.

Gjithashtu Facebook-u po eksperimenton me mënyra për të lejuar administratorët e grupeve të gjejnë ekspertë të vërtetë për një subjekt për ta ftuar në grupet e tyre.

Sipas Alistair Coleman, analist te BBC, pavarësisht shtrëngimit të mohimit të vaksinës dhe konspiracionit të QAnon, Facebook-u mbetet ende një drejtues i rëndësishëm për këtë lloj përmbajtjeje, duke u fshehur pas frontit të respektuar të grupeve që promovojnë mirëqenie, prindërim, politikë dhe çështje lokale.

Dhe se teksa plani i platformës për të lejuar administratorët e grupeve të caktojnë ekspertë, fillimisht duket tërheqës si një mjet për të sjellë përmbajtje të besueshme te përdoruesit, por nuk dihet nëse këta ekspertë do të jenë plotësisht të besueshëm.

Ai ka thënë se një faqe me një agjendë anti-vaksinash mund të caktojë lehtësisht “ekspertë” kundër vaksinave dhe të përdorë statusin e tyre të besueshëm për të postuar përmbajtje mashtruese.

Aktualisht, njoftimi i Facebook-ut sipas Coleman nuk jep asnjë tregues të një procesi të verifikimit për emërimin e ekspertëve.

Mirëpo, kjo i lejon anëtarët individualë të grupit të vlerësojnë ekspertizën e tyre dhe të shpresojnë se janë të ftuar nga administratorët.

Ai sqaron se me administratorët e grupeve, të cilët janë hallka përfundimtare që vendos se kush është ekspert, rrjedh që një administrator që toleron ose promovon ide konspirative mund të mos jetë në pozicionin më të mirë për të vendosur se kush është një “ekspert”.

Në fillim të këtij viti, Facebook-u nisi një politikë të keqinformimit ndaj vaksinave, duke thënë se kjo do të hiqte përmbajtjen anti-vaksinë në faqe, grupe dhe llogari personale, por nuk ka zgjidhur gjë pasi përdoruesit gjejnë mënyra për ta anashkaluar atë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore