Aplikacione

Facebook fshiu një video të rreme të presidentit Zelensky


Të mërkurën, kompania Facebook, Meta, fshiu një video të rreme të montuar të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, për një deklaratë që ai nuk e bëri kurrë, duke iu kërkuar ukrainasve që të “lëshonin armët”. 

Sipas medieve të huaja, videoja duket se është transmetuar për herë të parë në një uebsajt ukrainas të lajmeve për TV24 pas një hakimi të supozuar, siç u raportua për herë të parë nga Sky News të mërkurën. 

Videoja tregon një Zelenskyy të modifikuar duke folur pas një podiumi duke deklaruar se Ukraina ka “vendosur t’ia kthejë Rusisë rajonin e Donbasit” dhe se përpjekjet e vendit të tij për luftë kishin dështuar. 

“Është koha për t’u përballur me të vërtetën,” tha Zelenskyklipin e manipuluar. “Nuk funksionoi… Nuk ka më të ardhme. Të paktën për mua.” 
 
Klipi shumë i përpunuar vazhdon me presidentin ukrainas që duket se u thotë qytetarëve të tij të dorëzohen. 
 
“Dhe tani po marr një vendim tjetër të vështirë për t’ju thënë lamtumirë,” vazhdoi klipi. “Ju këshilloj të lini armët dhe të ktheheni te familjet tuaja. Ju nuk duhet të vdisni në këtë mënyrë “.

Në video, koka e Zelenskyyt është në mënyrë komike më e madhe se në jetën reale. Zëri i rremë ishte shumë më i thellë se zëri i tij i vërtetë. 

Shefi i politikës së sigurisë së Meta-s, Nathaniel Gleicher, publikoi një postim në Twitter duke njoftuar se videoja ishte hequr nga platformat e kompanisë. 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore