Sport

Fabregas konfirmon largimin nga Monaco: Ishte viti më i keq në jetën time


Cesc Fabregas

Cesc Fabregas do të largohet nga Monaco pas tri viteve qëndrim në klubin francez.

Mesfushori spanjoll u transferua me shumë bujë në principatë, por në vitin e fundit hapësirat për të kanë qenë shumë të vogla.

35-vjeçari ka vendosur të largohet në fund të sezonit, pasi këtë edicion ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje dhe të gjitha si i inkuadruar nga banka rezervë ku në total ka 150 minuta.

Vet spanjolli ka bërë të ditur se do të largohet dhe është në pritje të një oferte për ta vazhduar karrierën e tij.

“Është e qartë që midis meje dhe Monacos ka përfunduar gjithçka. Kontrata ime përfundon në qershor dhe po kërkoj që të largohem”.

“Mendja ime ka nevojë për një fillim të ri. Ky vit nuk ka qenë vetëm viti më i keq në karrierën time, por edhe viti më i keq i jetës time”, u shpreh Fabregas.

Ish-reprezentuesi spanjoll pritet të rikthehet në La Liga, ku shumë skuadra kanë shprehur interesim për ta pasur në radhët e veta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore