Lajme

“Expo ’27” – Macron letër Vuçiçit: Do të forcohet reputacioni dhe ndikimi ndërkombëtar i Beogradit


Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nëpërmjet një letre të dërguar në adresën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka uruar shtetin serb pasi më 21 qershor gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, shtetet anëtare zgjodhën Beogradin si nikoqir të panairit ndërkombëtar Expo 2027.

“Kjo përzgjedhje është njohje e cilësisë së projektit me të cilin Serbia e prezantoi veten me temën: Të luajmë për njerëzimin – sport dhe muzikë për të gjithë. Mbajtja e kësaj ngjarje madhështore në Beograd do të forcojë reputacionin dhe ndikimin ndërkombëtar të kryeqytetit të Serbisë”, ka shkruar presidenti Macron.

Ndryshe, edhe Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nëpërmjet një cicërime në llogarinë “Twitter”, ka uruar Serbinë pasi e njëjta është zgjedhur për të pritur panairin e specializuar ndërkombëtar Expo 2027 në qytetin e Beogradit ndërmjet 15 majit dhe 15 gushtit 2027.

“Faleminderit të gjithëve që përkrahën ofertën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtimin e Expo 2027. Urojmë Serbinë për ofertën e tyre bindëse dhe mezi presim të shfaqim pavijonin e mahnitshëm në vitin 2027”, pati shkruar sekretari Blinken më 21 qershor në llogarinë e tij.

Panairi i specializuar Expo 2027 do të mirëpresë shumë shtete pjesëmarrëse dhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me syninmin dhe qëllimin e nxitjes e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore