Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Evropian (BE) ra me 34% në një vit.
Kjo rënie ishte edhe më poshtë niveleve të vitit 2014, vit pas të cilit filloi vala e madhe e migrimit në Kontinentin e Vjetër.
Të dhënat gjenden në raportin mbi fenomenin migrator të publikuar nga Instituti i Statistikave të BE-së, Eurostat.
Siria dhe Afganistani mbeten zonat kryesore të nisjes. Gjermania është pika kryesore e mbërritjes. Italia ndodhet në vendin e pestë, si vend pritës.
Në vitin 2020, shkruhet në raport, kërkesat për azil të paraqitura në 27 shtetet e Bashkimit ishin 416 mijë kundrejt 631 mijë e 300 një vit më parë.
Sipas Eurostat-it, dy vitet më problematike të krizës së emigrantëve, ishin 2015-a dhe 2016-a, kur përkatësisht 1 milion e 200 mijë dhe 1 milion e 160 mijë njerëz që largoheshin nga luftërat ose situatat e shtypjes trokitën në dyert e Unionit.
Lindja e Mesme mbetet zona nga ku largohen azilkërkuesit: 30% e refugjatëve vijnë nga Afganistani, Siria dhe Iraku.
Një tjetër 7% mbërriti në Evropë nga Venezuela, por është e habitshme që 42% e aplikimeve vijnë nga një “mozaik” i paqartë i shumë vendeve.
Më tej, në raport renditen edhe shtetet, të cilat e kanë mirëpritur këtë fluks migrantësh. Një në katër kërkesa për azil janë bërë në Gjermani; e ndjekur nga Spanja me 21% (90% e tyre vijnë nga Venezuela); Franca 20% dhe Greqia me 9%.
Italia u zgjodh si destinacion vetëm nga 5% e azilkërkuesve.
Një tjetër e dhënë që Eurostat përpunoi është raporti midis kërkesave për azil dhe popullsisë vendase. Qipro dhe Malta kryesojnë renditjen.
Më tej vijojnë Greqia, e ndjekur nga Spanja. Italia është në vendin e 15-të.
Pershtatur për Corriere Della Sera nga Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Pse rusët po përparojnë dhe Ukraina po përpiqet t’i ngadalësojë?
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
Lajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Pse rusët po përparojnë dhe Ukraina po përpiqet t’i ngadalësojë?
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm