Sport

Europa League përmbyll fazën e 1/32: Leicester-i dhe Napoli, eliminime befasuese


Janë luajtur ditën e enjte ndeshjet e fundit të fazës së 1/32 të UEFA Europa Ligës, nga ku janë kualfikuar ekipet pretendente, përveç Leicester City-t dhe Napoli-t, që u eleminuan në shtëpi.

Leicester-i u eleminua pasi humbi përballë Slavia Praha-s me rezultatin 0-2, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0-0 në Çeki.

Napoli që kishte humbur ndeshjen e parë në Spanjë, përballë Granda-s, 2-0, fitoi në shtëpi 2-1, por rregulli i golit në fushën kundërshtare e nxori jashtë kompeticionit.

Arsenal-i ja doli përballë portugezëve të Benfica-s, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Milan-i u kualifikua përballë serbëve të Cervena Zvezda-s, për shkak të rregullit të golave në fushën kundërshtare, pasi ndeshjet dolën, 2-2 në Serbi dhe 1-1 në Itali.

Rangers-i i Steven Gerrard-it u kualifikua pas fitoreve bindëse kundër belgëve të Royal Antwerp-i, me rezultatin toatal 9-5.

Spanjollët e Villarreal-it ja dolën përballë austriakëve të RB Salzburg-ut, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Italianët e Roma-s mposhtën portugezët e Braga-s me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Dinamo Zagreb-it u kualifikua përballë rusëve të Krasnodar-it, me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Bayer Leverkusen u eleminua përballë zvicerianëve të Young Boys-it, pasi humbi me rezultatin e përgjithshëm 6-3.

Molde ja doli përballë gjermanëve të Hoffenheim-it, me rezultatin e përgjithshëm 5-3. Shakhtar Donetsk-u u kualifikua duke mundur me rezultatin e përgjithshëm izraelitët e Maccabi Tel Aviv-it.

Holandezët e Ajax-it ja dolën përballë francezëve të Lille-s, duke fituar 4-2, në rezultat të përgjithshëm. Grekët e Olympiacos-it u kualifikuan përballë PSV-së, me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Dynamo Kyiv-i u kualifikua pasi mposhti belgët e Club Brugge-t, me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Manchester United-i kaloi lehtësisht spanjollët e Real Sociedad-it, me rezultatin total 4-0 dhe anglezët e tjerë të Tottenham-it, shpartalluan austriakët e Wolfsberger-ut, me rezultatin total 8-1.

Ditën e premte në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës së 1/16. Ekipet e kualifikuara: AC Milan (ITA), Ajax (HOL), Arsenal (ANG), Dinamo Zagreb (KRO), Dynamo Kyiv (UKR), Granada (SPA), Manchester United (ANG), Molde (NOR), Olympiacos (GRE), Rangers (SCO), Roma (ITA), Shakhtar Donetsk (UKR), Slavia Praha (ÇEK), Tottenham (ANG), Villarreal (SPA), Young Boys (ZVI).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore