Përballje

EURO U21, dita e finales


Portugalia dhe Gjermania përballen mes veti për finalen e EURO U21, në Ljubljanë të Sllovenisë.

Gjermania kërkon të fitojë kompeticionin për herë të tretë, kurse Portugalia për herë të parë.

Këta të fundit më parë kanë qenë dy herë në finale, por pa arritur suksesin, në vitet 1994 dhe 2015.

“Ata kanë shumë shpejtësi dhe intensitet në lëvizjet dhe pasimet e tyre, veti kjo shumë e vështirë për t’u sulmuar”, tha trajneri i Portugalisë, Jorge.

Gjermania në anën tjetër po luan finalen e tretë radhazi.

Ata fituan në vitin 2017 përballë Sllovenisë, por humbën përballë Italisë në finalen e fundit, atë të vitit 2019.

Stefan Kuntz, trajneri i Gjermanisë, e konsideron skuadrën e tij të “jashtëzakonshme”.

“Këta djemë kanë shfaqur potencial të jashtëzakonshëm, kanë treguar që mund të shkojnë deri në fund të komptecionit, dhe e arritën”.

Ndeshja fillon sonte në orën 21:00, ku do të kurorëzohet kampioni i ri i Evropës, për të rinjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore