Lajme

EULEX-i njofton se ka shpëtuar një të ri nga mbytja në Liqenin e Leqinatit


EULEX në Leqinat të Rugovës

Një person është shpëtuar nga Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it në Liqenin e Leqinatit të Rugovës.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim në rrjetin social Facebook, nga misioni EULEX-it.

Ata ka treguar se pas kërkesës për ndihmë i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë intervenuar.

“Ekipi jonë i NjSP u hodh në shpëtim momentin që panë shenjat e dobësuara të jetës së të riut dhe dëgjuan thirrjen për ndihmë”, thuhet tutje në njoftim.

Në fotografitë që i ka postuar EUELX-i në Facebook, shihet i riu duke iu dhënë ndihma e parë e më pas edhe infuzion, ulur në veturën e këtij misioni.

EULEX gjatë ndihmës së ofruar qytetarit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore