Lajme

Etna vijon spektaklin magmatik


Vullkani aktiv më i madh në Evropë, Etna, ka vijuar shpërthimet e tij spektakolare, duke dhuruar një shfaqje të vërtetë për banorët e qytezës Zafferano Etnea.

Një sasi e madhe llave vullkanike hidhej në ajër nga fuqia e shpërthimit.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Observatori Vullkanologjik i Etnas, kanë regjistruar sasi të mëdha gazi në formë flluskash në ajër. Prej tyre, disa kanë krijuar shpërthime dhe zhurma, të cilat kanë frikësuar banorët.

Në Sicili, shpërthimet e Etnës vazhdojnë tashmë prej muajsh. Pavarësisht kësaj, qytezat përreth jashtë larg rrezikut. Gjithçka ato shijojnë, është spektakli piroteknik natyror i vullkanit më të madh aktiv në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore