Lajme

Etiopi: Faktet mashtruese të imazheve në lidhje me urinë në Amhara


Banorë duke u larguar nga një fshat në Amhara për shkak të luftimeve 

Përhapja e konfliktit nga rajoni Tigray i Etiopisë në Amhara fqinje ka zhvendosur mijëra njerëz, duke i lënë në dëshpërim për ushqim.

Në mediat sociale janë shpërndarë imazhe gjerësisht duke treguar gra dhe fëmijë të kequshqyer.

Por media britanike “BBC” raporton se disa imazhe janë marrë diku tjetër dhe në kohë të hershme – nga Somalia, Tigray dhe madje edhe nga uria në Etiopi në vitin 1984.

Sa serioze janë mungesat e ushqimit në Amhara?

Qeveria etiopiane e vë numrin e të zhvendosurve nga luftimet e fundit në rajonin e Amhara-s në më shumë se 500 mijë dhe ata që kanë nevojë për ushqim në më shumë se 1 milion.

Disa ndihma ushqimore kanë arritur në rajon, por qeveria thotë se qasja në njërën nga zonat më të prekura në rrethin e Amhara’s North Wollo është “penguar” nga forcat opozitare.

Frontit i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) po pengon aktorët humanitarë për të shpërndarë ndihma te civilët në nevojë dhe po përkeqëson situatën”, thotë Billene Seyoum, zëdhënëse e kryeministrit të Etiopisë.

TPLF-ja nga ana tjetër e kundërshton këtë duke fajësuar qeverinë se ka vënë nën rrethim zonat që kontrollon dhe ka ndërprerë komunikimet dhe energjinë elektrike.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) thotë se mijëra njerëz kanë nevojë për ushqim në disa pjesë të rajonit Amhara, “në këtë pikë ne nuk kemi dëshmi të urisë në North Wollo”.

“Ndërsa ofensiva vazhdon dhe zona të mëdha mbeten të paarritshme për shkak të luftimeve aktive, pasiguria ushqimore në këtë zonë është serioze”, sipas WFP-së.

Imazhet mashtruese

“BBC” zbuloi disa imazhe mashtruese të përdorura në një fushatë për të tërhequr vëmendjen në situatën humanitare në Amhara.

Një nga imazhet sipas “BBC-së” i përket vitit 2011, ku u përdor në artikujt e lajmeve që raportonin mbi thatësirën në rajonin Somali të Etiopisë, (i njohur gjithashtu si Ogaden).

Foto e marrë nga BBC

Një imazh tjetër është bërë në Somali, në një kamp zhvendosjeje në jug të kryeqytetit Mogadishu në 2011-ën.

Por imazhi i tretë i shpërndarë në mediat sociale është e kohëve të fundit nga Amhara. Ajo u mor nga videot e postuara nga “Amhara Media Corporation” në fillim të këtij muaji, dhe u përshkrua si një grua e zhvendosur në North Wollo.

Imazh i marrë nga BBC

Një tjetër imazh që është hulumtuar nga “BBC” ka të bëjë me gjendjen e grave dhe fëmijëve nga rajoni Amhara. Kjo e fundit tregon një grup njerëzish që kanë ikur duke luftuar dhe kanë kërkuar strehim në një shkollë në Mekele.

Foto e marrë nga BBC

Në përfundim “BBC” ka zbuluar se një foto e shpërndarë gjerësisht, i referohej mungesës së ushqimit në Amhara, por ka përdorur një imazh bardh e zi nga uria në Etiopi në vitin 1984, kur vdiqën qindra mijëra njerëz.

Imazh i marrë nga BBC

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore