Sport

Espanyol-i i Keidi Bares shënon fitore të vlefshme në luftën për mbijetesë


Skuadra e Espanyol, aty ku luan edhe futbollisti i Shqipërisë, Keidi Bare, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Ekipi katalanas e mposhti në udhëtim skuadrën e Rayo Vallecano-s me rezultat 1:2, takim në të cilin Bare u inkuadrua në minutë ne 67-të dhe pati paraqitje mjaft të mirë.

Të parët kaluan në epërsi pikërisht Espanyol-i në minutën e 23-të me anë të Sergi Darder.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 42-të, kur Raul de Tomas u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 59-të mysafirët shënuan për 1:2 me anë të Nico Melamed, epërsi të cilën arritën ta mbajnë deri në fund, kështu duke marrë tre pikë të arta në luftën për mbijetesë.

Me këtë fitore, tani skuadra e Bares është në vendin e parafundit me 34 pikë, një më pak se Getafe që e mban vendin e 17-të.

Ndërkohë, në La Liga, Espanyol ka për t’i zhvilluar edhe tri “finale” për të mbetur në elitën e futbollit spanjoll.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore