Shqipëria

Eshtrat e gjetura në Kurbin i përkasin adoleshentit të zhdukur në vitin 2015


Nga policia është konfirmuar se eshtrat e gjetura në 3 prill në Fushë Kuqe të Kurbinit i përkasin adoleshentit Mariglen Gjonaj, të zhdukur disa vite më parë teksa shkonte në shkollë.

Policia, më herët, kishte dyshime se eshtrat i përkisnin pikërisht Gjonajt dhe i morën monstra ADN-je familjarëve të tij.

Që në fillim u dyshua se eshtrat i përkisnin 16-vjeçarit, të zhdukur disa vite më parë në këtë zonë.

Fillimisht, iu morën mostrat e AND-së familjarëve të tij duke vërtetuar se eshtrat i përkisnin adoleshentit, të cilit nuk iu gjet asnjë gjurmë që prej majit të vitit 2015, kur ishte nisur për në shkollë në Mamurras.

Asokohe, familjarët e Gjonajt denoncuan zhdukjen e tij.

Ata thanë se nuk kishin kontakt me të birin, i cili ishte nisur për në shkollë si normalisht dhe nuk ishte kthyer më.

Po ashtu deklaruan atëhere në polici se kishin frikë se dikush mund t’i kishte bërë keq të riut pasi ditën e zhdukjes ka patur me vete një orë të shtrenjtë “Roleks” edhe disa bizhuteri.

Më 18 maj, ai kishte shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë.

Por nuk ishte kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë.

Kjo e alarmoi familjen.

Disa javë më pas, ata denoncim në polici.

Paçka se nisën hetimet, ende nuk kishte asnjë të dhënë a gjurmë të Gjonajt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore