Stil

Është Kim Kardashian?!


Modelja, Kim Kardashian, di si të tërheq vëmendjen e publikut!

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, ka befasuar të gjithë ndërsa, është paraqitur me një kostum të zi lëkure të markës “Balenciaga”, duke i paraprirë kështu natës së famshme të figurave publike – “Met Gala 2021”.

Fotografi e publikuar nga Kim Kardashian në Instagram.

Kardashian, e cila u përkujdes që imazhet me stilin ekstravagant t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjete sociale, u fotografua teksa dilte nga një makinë luksoze, e veshur e tëra me të zeza, me vetëm një vrimë të vetme në pjesën e prapme, brenda të cilës kishte siguruar dalje për bishtin e saj të flokëve.

Fotografi e publikuar nga Kim Kardashian në Instagram.

Themeluesja e “Skims” etiketoi stilistin e Balenciaga, Demna Gvasalia, gjersa ndau poza të ndryshme me këtë lloj stili në Instagram.

Madje, Kim, ishte përkujdesur që me veshjen e saj të kombinohen edhe fëmijët e saj, të cilët po ashtu u paraqiten të veshur me rroba me ngjyrë të zezë.

Gjithsesi, tashmë jemi mësuar me veshje dhe paraqitje të tilla të Kim-it, pasi që edhe muajin që lamë pas, ajo u shfaq me një veshje super interesante në një ndejë të organizuar nga ish-bashkëshorti i saj, rep artisti, Kanye West, në stadiumin “Mercedes-Benz” të Atlanta-s, për promovim të albumit – “Donda”.

Ndryshe, evenimenti më i madh i modës në botë, “Met Gala” do të mbahet me datë 13 shtator të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore