Lajme

Escobar dhe Johnson debatojnë për Kosovën – “Në merr-jep, Kosova veç po merr”


Senatori republikan Ron Johnson dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Senatori republikan, Ron Johnson, gjatë seancës së Komitetit për Punë të Jashtme, iu drejtua Gabriel Escobar-it me një gjë që ai e ngriti si shqetësim, se pse Kosova mbështetet aq fuqishëm në ShBA-në, dhe pse një gjë e tillë bën që Kosova në negociata konsideron se “mund të merr”, duke “mos dhënë”.

“Kam qenë i shqetësuar edhe sa i përket Kosovës, por edhe Serbisë. Kosova pret shumë mbështetje nga ShBA dhe të gjithë pajtohemi me këtë. Por çka shqetësohem është se ata mbështeten shumë fuqishëm në këtë, që ndjehen se nuk duhet të ‘japin’ në diçka që është e natyrës ‘merr-jep’, sepse negociatat janë ‘jep’ dhe ‘merr’, dhe shumë shpesh dëgjoj për ‘marrje’ dhe jo shumë ‘jep’. A mund të ma komentoni këtë gjë?”, Senator Johnson.

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në përgjigjen ndaj senatorit Johnson tha se “Kosovës dhe Kryeministrit Kurti ia kemi bërë shumë të qartë se kjo gjë kërkon kompromis”.

“Ne ua kemi bërë të qartë që të hyjnë në dialogun e udhëhequr nga BE. Që dialogun ta shohin si negociata të përnjëmendta. Për të arritur qëllimet përfundimtare të tyre, e cila është njohja e ndërjsjellë, njohja nga pesë vendet mos-njohëse të Bashkimit Evropiane, dhe të anëtarēsohen në organizatat ndërkombëtare”.

“E gjitha kjo do të kërkojë kompromis, dhe për këtë kemi qenë mjaftë të qartë”, deklaroi Gabriel Escobar para Senatit.

Ai tha se ambsadori i ri amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier “ua ka bërë këtë gjë tepër të qartë, dhe se në këtë drejtim do t’i mbështesë”.

Senatori Johnson e pyeti gjithashtu për “kërkimfalje nga Serbia”, dhe se a do të zgjidhte gjë kërkimfalja.

Escobar u përgjigj se këtë gjë ua lë partnerëve të tij evropianë, por se çështia është shumë më e komplikuar se sa një kërkimfalje.

“Respektivisht nuk pajtohem me ty se mjafton vetëm një kërkimfalje”.

Escobar tha se çështje të hapura mes Kosovës dhe Serbisë ka më shumë, siç janë çështje pronësie, të njerëzve të humbur, të energjisë, dhe një numër çështjesh tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore