Sport

Erza Muminoviq fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos për junior


Xhudisjta kosovare, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të juniorëve (U21), që po mbahet në Olbia të Italisë.

Erza në luftën për medaljen e bronztë e mposhti spanjollen Ariana Toro Soler, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në këtë kampionat, xhudistja nga Kosova fitoi katër luftëra, ndërsa në raundin e parë kaloi pa luftë.

Kurse humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale nga italiania Giulia Carna.

Komiteti Olimpik i Kosovës, përgëzon suksesin madhështor të Erzës dhe të gjithë komunitetit të xhudos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore