Sport

Erling Braut Haaland, shpresë e vogël për Manchester United


Erling Braut Haaland është një ndër futbollistët më të kërkuar në botë.

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund është në radarin e shumë skuadrave të mëdha Evropiane.

Duke filluar nga Arsenal-i, e deri te Real Madrid-i, të gjithë janë lidhur të paktën një herë me norvegjezin.

Ndër skuadrat e interesuara është edhe Manchester United.

Klubi i kuq nga Manchester-i ende beson se ka mundësi për të siguruar shërbimet e Haaland nga Dortmund.

Dhe kjo për një arsye të vetme, që është trajneri i skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer.

Më parë, Ole e ka pasur Haaland-in në shërbimet e tij, gjatë kohës kur të dy ishin te Molde.

Haaland duket se do të qëndrojë te Dortmund këtë verë, andaj edhe United beson se në verën e ardhshme ata mund të jenë të parët në radhë për të siguruar shërbimet e tij.

Gara nuk do të jetë e lehtë, por me skuadrën të cilën po ndërton, United shpreson që të bind edhe Haaland-in.

Ai ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila mund të aktivizohet vetëm në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore