Sport

Eriksen tek Ajax-i, holandezët ofrojnë një lojtar në shkëmbim


Pas dramës së përjetuar në Euro 2020, Christian Eriksen nuk do të ketë mundësinë të luajë përsëri në Serie A italiane sipas rregullores së federatës.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) e ka të përcaktuar qartë se një lojtar, që ka defibrillator në zemër, nuk mund të luajë në ligën e saj të futbollit. Eriksen-i e ka diçka të tillë dhe duket e pamundur për ta hequr, ndaj karrierën pritet ta vazhdojë në një tjetër kampionat.

Kampionati kryesor i futbollit në Holand, Eredivisie, nuk e ka një rregull të tillë. Ndaj Ajax-i, ish-klubi i Eriksen-in kur ai ishte i ri, po e kërkon përsëri danezin.

Sipas torinezes “Tuttosport”, për të bindur Inter-in, holandezët nuk ofrojnë para, por një lojtar në shkëmbim.

Bëhet fjalë për portierin Andre Onana. Kamerunasi është në vitin e fundit të kontratës me Ajax-in dhe pëlqehet nga Inter-i.

Në këtë mes, interesi është i ndërsjelltë dhe marrëveshja mund të mbyllet me sukses.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore