Lajme

Erdogan për bombardimin e Odesa-s: Nuk donim të ndodhte, por ndodhi


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se pas granatimeve të portit në Odesa nga trupat ruse, ai ende pret nga të gjithë pjesëmarrësit e “marrëveshjes së grurit” që të respektojnë detyrimet e tyre.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi turk “TRT”, duke cituar intervistën me Erdogan-in.

“Ne shohim se sa delikat është ende procesi në lidhje me sulmin në portin e Odesa-s të shtunën. Ne nuk donim që kjo të ndodhte, por ndodhi”, theksoi kreu i shtetit.

Erdogan kujtoi se prioriteti i Ankarasë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë ishte “një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme pas arritjes së një armëpushimi” dhe shprehu shpresën se kjo do të arrihet.

Kujtojmë se pasi Rusia gjuajti raketat Kalibr në portin e Odesa-s mëngjesin e 23 korrikut, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri një deklaratë në të cilën ai dënoi pa kushte sulmin.

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë, Bridget Brink e konsideroi të papranueshëm sulmin me raketa në portin e Odesa-s.

Bashkimi Evropian dhe një numër shtetesh anëtare dënuan gjithashtu sulmin.

Në vend të kësaj, Kremlin-i sqaroi se sulmi me raketa në portin e Odesa-s kishte për qëllim infrastrukturën ushtarake dhe në asnjë mënyrë nuk ndikon në marrëveshjet në lidhje me eksportin e grurit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore