Stil

Era Istrefi me stil të ri të flokëve


Këngëtarja kosovare me famë internacionale, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, as për tregun shqiptar e as për atë ndërkombëtar.

Por, Era, ani pse rrallë, kohë pas kohë ajo poston fotografi në rrjetet sociale, me anë të së cilave ndan të rejat nga jeta e saj personale e profesionale.

Një pamje e re, me më gërsheta të theksuara në flokët e saj bjonde, është look-u më i ri që ajo ka vendosur ta krijojë.

Gjithsesi, Era njihet si personazh eksperimentues, prandaj nuk dihet se për sa kohë do t’i mbaj flokët të stiluara në këtë mënyrë unike.

Stili i ri i flokëve është mirëpritur edhe nga ndjekësit e saj, teksa e kanë komentuar pozitivisht edhe për dukjen në përgjithësi.

Madje, nuk kanë munguar as komentet e artistëve të tjerë, miq dhe koleg të Erës, të tillë si; Seven Saraqi, Beatrix Ramosaj, Vildane Zeneli, dhe patjetër, motra e saj, Nora, të cilët e përgëzuan atë për stilin e ri.

Ndryshe, ditë më parë, Era iu bashkua listës së fytyrave publike që kanë kryer vaksinimin kundër Covid-19 dhe zbuloi se çfarë vaksine ka marrë dhe nëse ka pasur ndonjë simptomë.

“Ndihem normale pas vaksinës së covid. Për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet”, mbishkroi Era në Instagram.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore