Lajme

Engel i lumtur me Kosovën e i zhgënjyer me Serbinë


Eliot Engel- Ish kongresmen i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

I lumtur që Kosova e ka vendosur Ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa i zhgënjyer thellësisht me Serbinë. Serbia e drejtuar nga presidenti Vuçiç është e gatshme që të rrezikoj raportet e saja me Izraelin vetëm që të pengoj në çfarëdo forme raportet mes Kosovës dhe Izraelit, ka thënë Ish-kongresmeni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Izraeli ka pasur të drejtë kur ka vendosur që ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

“Izraeli kishte të drejtë që e njohu Kosovën dhe jam i lumtur që Prishtina vendosi ambasadën e saj në Jerusalem. Sidoqoftë, jam thellësisht i zhgënjyer që Presidenti Vuçiç është i gatshëm të minojë marrëdhëniet me Izraelin vetëm që ta stagnojë përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Engel.

Sipas Marrëveshjes së Uashingtonit ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë të nënshkruar në shtatorin e vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë, afati për zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jerusalem ka skaduar me 1 korrik. Lidhur me këtë  çështje ka reaguar Ambasada Amerikane në Beograd, duke thënë se Serbia nuk ka përfillur marrëveshjes e nënshkruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore