Sport

Emri surprizë në listën e Manchester United


Roberto Mancini, trajneri kampion i Evropës me Italinë, është emri surprizë në listën e Manchester United për trajerin që do të ulet në stol sezonin e ardhshëm.

United ka emëruar në stolin e tyre Ralf Rangnick, që do të jetë drejtues i klubit deri në fund të këtij sezoni.

Gjermani pastaj do të marrë një rol drejtues në klub, derisa pozita e trajnerit te United do të mbetet e lirë.

Rangnick do të jetë pikërisht një ndër faktorët kryesor që do të punoj për të gjetur të ardhmen e ulëses kyçe në “Old Trafford”.

Lista e emrave që janë kandidatë për të qenë pasardhës të Rangnick është e gjatë, por disa emra janë përmendur më shumë: Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane.

Mirëpo së fundmi, në listë është shtuar edhe një emër surprizë – Roberto Mancini, trajneri kampion i Evropës me Italinës.

Ish-trajneri i Manchester City-t mund të ulet në pjesën tjetër të qytetit, por vetëm me një kusht – që do të ishte dështimi i tij.

Nëse Italia nuk arrin nga kualifikimet play-off në botërorin Katar 2022, atëherë Mancini do të tërhiqet nga Italia.

Kjo do ta linte pa punë italianin, dhe një punë lukzose është e hapur që e pret atë të aplikojë – stoli i Manchester United.

Mancini dëshiron kualifikimin në botëror, normalisht, por edhe dështimi nuk do të ishte e keqe absolute.

Botërori ose stoli i United, dy të mira të cilat e presin Roberto Mancini-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore