Teknologji

Emocionet e fëmijëve në një platformë


Platforma mësimore “4 Little Trees”, mbështetur në inteligjencën artificiale monitoron emocionet faciale të fëmijëve teksa studiojnë në shtëpi.

Agjensia e lajmeve, CNN, bën me dije se “4 Little Trees” u krijua nga një kompani fillestare me bazë në Hong Kong të quajtur Find Solution AI.

Viola Lam, themeluesja e tij, ka thënë se përdorimi i inteligjencës artificiale për njohjen e emocioneve nëpër shkolla apo ambiente të tjera mund të bëjë që klasa virtuale të jetë aq e mirë ose më e mirë se klasa reale.

Lidhur me funksionimin e platformës, teksa fëmijët punojnë më testet apo detyrat e shtëpisë sipas kurrikulës shkollore, inteligjenca artificiale mat pikat e muskujve të fytyrës përmes kamerës së inkorporuar në kompjuterin apo tabletin e tyre. Më pas, platforma identifikon emocionet e tyre duke përfshirë lumturinë, trishtimin, zemërimin, befasinë dhe frikën.

CNN shkruan se “4 Little Trees” monitoron gjithashtu se sa kohë u duhet fëmijëve për t’ju përgjigjur pyetjeve, regjistron notat dhe historinë e performancës së tyre. Ajo gjeneron raporte lidhur me pikët e forta të studentit, pikët e dobëta, nivelet e motivimit dhe gjithashtu, mund të parashikojë notat e tyre.

Sipas themelueses, platforma mund të përshtatet me secilin student duke pasur në fokus boshllëqet e njohurive dhe duke ofruar teste të stilit të lojës të dizajnuara për ta shndërruar mësimin në argëtues.

Lam ka shtuar ae studentët japin 10% më shumë në provime nëse kanë mësuar duke përdorur “4 Little Trees”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore