Lajme

Emiratet e Bashkuara Arabe largojnë censurën e filmave me skena të nxehta


Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se kanë hequr dorë nga censura e prodhimeve kinematografike, përfshirë filmat dhe seritë që tregojnë lakuriqësi, homoseksualitet, seks dhe përmbajtje të tjera që konsiderohen të papërshtatshme.

Vendimi thuhet të jetë marrë në shenjë përpjekjeje të vendit për të rritur markën e saj si një qendër liberale tërheqëse për të huajt.

Në vend të prerjes së skenave të ndjeshme që mund të ofendojnë ndjeshmëritë tradicionale islame, Autoriteti Rregullator i Medias së Emirateve do të prezantojë një kategori të re të moshës 21+ për shikuesit, shkruan revistra “Tribune”.

Njerëzit në makinat e tyre duke parë një film në në kinema në qendrën tregtare të Emirateve pas shpërthimit të sëmundjes së koronavirusit covid 19 në Dubai.

“Filmat do të shfaqen në kinema sipas versionit të tyre ndërkombëtar”, thanë autoritetet përmes një komunikate.

Ligji po ndryshon pasi kombi po promovon mjedisin e tij social liberal për të joshur punëtorët ndërkombëtarë.

Në fillim të këtij muaji, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan po ashtu se do të kalojnë në një fundjavë të stilit perëndimor të shtunën e të dielën, në atë që ekspertët thanë se ishte një përpjekje për të ruajtur avantazhin e saj ndaj konkurrentëve rajonalë në rritje.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Emiratet do të bëhen i vetmi vend i Gjirit që nuk do të mbajë fundjavë të premten, ditën e lutjes myslimane dhe të shtunën.

Në fund të vitit të kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe rinovuan një sërë ligjesh në një përpjekje për liberalizimin social të krijuar për të ndriçuar markën e saj progresive.

Këto përfshinin heqjen e ndalesës për çiftet e pamartuara që jetojnë së bashku, lehtësimin e kufizimeve për alkoolin dhe ofrimin e qëndrimeve afatgjatë.

Të huajt në Emiratet e Bashkuara Arabe përbëjnë 90% të popullsisë 10 milionëshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore