Lajme

Emërohet Komisioni shtetëror për vlerësimin e dëmeve në trashëgimi gjatë luftës në Kosovë


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 19-të ka marrë vendim për emërimin e Komisionit Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku detyrë e këtij komisioni është “hulumtimi, grumbullimi dhe administrimi i të gjitha informatave dhe dëshmive të nevojshme nga arkivat publike dhe jo publike me qëllim të realizimit të plotë të detyrës për dokumentimin e këtyre objekteve kulturore e historike”.

“Komisioni obligohet të hartojë raporte për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe të njoftojë edhe Zyrën e Kryeministrit. Në fund punës, përkatësisht mandatit të tij, komisioni obligohet të hartojë një raport përfundimtar së bashku me një vlerësim të dëmit dhe/apo rëndësisë historike, kulturore, shoqërore dhe shpirtërore të objekteve të shkatërruara si dhe të kostos së përafërt financiare të tyre”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministri Çeku e ka vlerësuar si moment shumë të rëndësishme këtë vendim të qeverisë, pasi sipas tij, zyrtarisht niset procesi për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës.

Ndërkohë në këtë njoftim thuhet se komisioni shtetëror përbëhet nga 14 anëtarë të cilët janë jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore