Shqipëria

Emërohet drejtori i ri i Policisë Shkodër, Edmond Sulaj


Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga, ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Edmond Sulajn.

Kurse Ervin Hodaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, transferohet dhe emërohet Drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Bizhga ka vlerësuar punën shumë të mirë të bërë nga Hodaj, duke vlerësuar integritetin profesional dhe moral të tij, si dhe ka theksuar se kjo punë duhet të çohet më tej, nga drejtori i ri.

Edhe ky i fundit është gjithashtu një drejtues karriere, që ka treguar integritet të lartë moral dhe profesional, gjatë kryerjes së detyrave të mëparshme në Policinë e Shtetit, sipas tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore