Muzikë

Elton John përfundon koncertin lamtumirës, lë hapur mundësinë për një performancë në të ardhmen


Një nga legjendat më të mëdha të muzikës ka bërë përkuljen e tij të fundit.

Pas një karriere mbi 52-vjeçare që përfshin performanca të panumërta dhe mbi 40 albume, Elton John i ka dhënë lamtumirën skenës.

Këngëtari i “Rocket Man” ka dhënë performancën e tij të fundit këtë fundjavë në Stokholm të Suedisë, duke mbyllur një turne lamtumire prej 330 koncertesh – i titulluar “ Farewell Yellow Brick Road” – që ka nisur për gati pesë vjet.

Turneu, i cili filloi në shtator të vitit 2018, u ndërpre për gati dy vjet për shkak të pandemisë.

Përpara se të performonte këngën e tij të fundit “Goodbye Yellow Brick Road”, John falënderoi fansat e tij në një fjalim emocionues.

“Është e mahnitshme. Kam pasur karrierën më të mrekullueshme, përtej besimit. 52 vjet gëzim të pastër duke luajtur muzikë – sa me fat jam që bëj muzikë – por ju e dini, nuk do të rrija këtu dhe të flisja me ju nëse nuk do të ishit ju.”, tha John.

“Keni blerë këngët, albumet, CD-të, kasetat, por më e rëndësishmja, keni blerë biletat për koncertet.Ju e dini se sa shumë më pëlqen të luaj live. Ka qenë shpirti im të luaja për ju djema, dhe ju keni qenë absolutisht madhështor. Faleminderit. Nuk do t’ju harroj kurrë. Kam mbajtur kaq shumë koncerte, si mund të harroj”, ka përfunduar ai.

Pasi la derën hapur për një performancë të mundshme në të ardhmen dhe duke falënderuar shumë familjen dhe ekipin e tij, John filloi interpretimin e këngës, “Here we go”, shoqëruar nga një përmbledhje klipesh të tij gjatë gjithë kohës, duke përfshirë fotot e artistit si djalë i ri në piano dhe momentet ikonike të koncerteve gjatë gjithë karrierës së tij.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë të filmuar nga fansat e fjalimit të John dhe performancës “Godbye Yellow Brick Road”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore