Biznes

Elon Musk-ut i ikin 27 miliardë dollarë


Javën e kaluar, teksa aksionet e teknologjisë u goditën dhe rritja e aksioneve të Tesla-s u përmbyt shpejt, Elon Musk, shefi ekzekutiv i kompanisë, pësoi rënie të pasurisë neto.

Agjensia e lajmeve, CNN, tregon se Wall Street-i pp përballet me problematika në lidhje me rritjen e rendimenteve të obligacioneve, gjë që dëmton fitimet e koorporatave.

Kjo është edhe arsyeja pse investitorët kanë nisur të përmbysin disa nga pozicionet që morën gjatë vitit të kaluar si pjesë e aksioneve në rritje në teknologji, por nga ana tjetër edhe të rrezikshme.

Rasti i Tesla-s është një prej tyre. Javën e kaluar, aksionet e Tesla-s ranë me 11.5%. Elon Musk, i cili zotëron 18% të aksioneve të kompanisë, mbajti edhe barrën më të madhe.

Sipas CNN, pasuria e Musk-ut ra në 27 miliardë dollarë në bazë të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg-ut. Në vlerën neto, rënia llogaritet të jetë afërsisht e barabartë me gjithë pasurinë e mbajtur nga themeluesi, James Dyson, i cili është edhe personi i 52-të më i pasur në botë.

Në vitin 2020, aksionet e Tesla-s u rritën me 743% duke e çuar kompaninë në vendin e pestë për nga vlefshmëria në tregun e aksioneve.

Mirëpo, me rënien prej 15% këtë vit, Tesla zbret në vendin e shtatë, pas Facebook-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore