Auto

Eleminim i makinave me benzinë në Japoni


Japonia pritet që në 15 vitet e ardhshme të eleminojë automjetet me benzinë për të arritur zero emetim neto të karbonit.

Qeveria japoneze ka bër me dije se do të ofrojë stimuj në taksa dhe mbështetje të tjera financiare për kompanitë përmes investimeve të gjelbra.

“Qeveria ka vendosur objektiva ambiciozë për të arritur një shoqëri neutrale ndaj karbonit në 2050-n”, ka thënë Yukari Takamura, profesor në Universitetin e Tokyo-s.

Duke qenë se Japonia është një nga prodhuesit kryesor të makinave, plani për investimet e gjelbra do të jetë shtysë edhe për vetë kompanitë e automjeteve.

“Qartësimi i qëllimeve dhe drejtimi i politikës në strategjinë e rritjes së gjelbër do t’i japë stimuj kompanive për të investuar në teknologjinë e ardhshme”, shtoi Takamura.

Plani i qeverisë synon të zëvendësojë shitjen e automjeteve me benzinë me automjetet e reja elektrike, duke përfshirë edhe automjetet hibride nga mesi i vitit 2030.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore