Shqipëria

Elbasan: Një shtetas goditet me thikë nga dy persona në një lokal


Arrestohen dy persona nё qytetin e Elbasanit pasi goditёn me thikё njё shtetas nё njё lokal nё lagjen “11 Nёntori”.

L.M. 43 vjeç dhe D.K. 37 vjeç banues nё Elbasan janё konfliktuar dhe kanё sulmuar pёr motive tё dobёta shtetasin E.L. 26 vjeç .

Ky i fundit ndodhet nё spital nёn kujdesin e mjekёve.

Policia ka bёrё me dije se ёshtё arrestuar dhe pronari i lokalit A.Ç. 54 vjeç, i pranishёm nё vendngjarje. A.Ç. akuzohet pёr moskallёzim tё krimit.

Materiale hetimore janë duke u shqyrtuar për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

“Në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë thikë, shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore