Lajme

El Salvadori shpall gjendje të jashtëzakonshme: Policia premton “luftë kundër bandave”


Vendi i Amerikës Qendrore po vendos masa për të goditur bandat e dhunshme të rrugëve.

Ligjvënësit në Kongresin e El Salvador-it të dielën, me kërkesë të presidentit Nayib Bukele, u dakorduan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kundër rritjes së krimit të bandave.

Rritja e papritur e dhunës vjen mes numrit tashmë të lartë të vrasjeve të lidhura me bandat.

Gjithsej 62 persona janë vrarë gjatë ditës së shtunë, të premten 14, kurse në muajin shkurt totali mujor arriti në 79.

Gjendja e jashtëzakonshme pezullon lirinë e tubimit, siç parashikohet në Kushtetutë dhe heq rregullat për arrestimet për të paktën 30 ditë.

Pesë liderë të bandës famëkeqe të rrugës “Mara Salvatrucha”, ose “MS-13” janë arrestuar, pasi sipas policisë, ata qëndronin pas valës së vrasjeve gjatë fundjavës.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë

Pjesë të mëdha të kryeqytetit San Salvador konsiderohen të jenë nën kontrollin e bandave të ndryshme.

Bukele të shtunën tha se po urdhëronte gjithashtu një mbyllje të plotë të të burgosurve që u përkasin bandave.

“Nuk duhet të dalin as në oborrin” e burgjeve, shkruan Bukele, duke shtuar “një mesazh për bandat: për shkak të veprimeve tuaja, tani djemtë tuaj të shtëpisë nuk do të shohin as një rreze dielli”.

Një postim në Twitter nga policia civile kombëtare e vendit, u tha se ata po përqendronin përpjekjet e tyre në “luftën kundër bandave të kryera në nivel kombëtar”.

“Ne do të kapim kriminelët që shkaktojnë vuajtje për popullin salvadorian”, shtuan ata. “Ne nuk do t’i lëmë krimet e tyre të mbeten pa u ndëshkuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore