Shëndet

Ekzistojnë ‘pak prova’ nëse antidepresantët funksionojnë për dhimbjet kronike


Barnat kundër depresionit që përdoren zakonisht për të trajtuar dhimbjet kronike nuk kanë prova nëse funksionojnë apo jo, kanë thënë studiuesit.

Dhimbja kronike, e përcaktuar në mënyrë tipike si dhimbje që zgjat tre muaj ose më shumë, është një problem i përhapur që prek deri në një në tre persona.

Teksa shpesh rekomandohet stërvitja, kjo është e vështirë për disa pacientë, ndërsa ka shqetësime se qetësuesit e tjerë si aspirina dhe paracetamoli mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë.

Një numër në rritje pacientësh u jepen antidepresantë për të trajtuar dhimbjen e tyre, me qindra mijëra në Mbretërinë e Bashkuar që vlerësohet të marrin amitriptilinë.

Barnat kundër depresionit ndikojnë në kimikatet e njohura si neurotransmetues, që është mënyra se si ata mendohet se lehtësojnë dhimbjen.

Por një rishikim i ri i Cochrane, i udhëhequr nga Tamar Pincus, profesor në psikologjinë shëndetësore në Universitetin e Southampton, ka zbuluar se ka pak prova nëse amitriptilina dhe shumë antidepresantë të tjerë të zakonshëm funksionojnë apo jo kur bëhet fjalë për trajtimin e dhimbjeve kronike.

“Fakti që ne nuk gjejmë prova nëse funksionon apo jo, nuk është njësoj si të gjejmë prova se nuk funksionon”.

“Nuk e dimë. Studimet thjesht nuk janë mjaftueshëm të mira”.

Rishikimi, i kryer nga Pincus dhe kolegët, vështroi 176 prova kontrolli të rastësishme që përfshinin afro 30 mijë pacientë.

Midis ilaçeve të tjera, provat përfshinin amitriptilinë, një antidepresant triciklik, frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës si fluoksetina dhe citalopram, dhe duloxetine.

Pacientët që përjetonin kushte të shëndetit mendor, si depresioni, u përjashtuan nga shumica e sprovave.

Ekipi zbuloi se shumë nga provat përfshinin një numër shumë të vogël pacientësh, duke i bërë rezultatet jo të besueshme.

Vetëm duloxetine – një ilaç me shumë prova të sponsorizuara nga industria – kishte prova të mjaftueshme që studiuesit të kishin besim edhe të moderuar në gjetjet e tyre, me ilaçin që u zbulua se kishte një efekt të vogël deri të moderuar në lehtësimin e konsiderueshëm të dhimbjes.

Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se një dozë standarde është po aq efektive sa doza më të larta.

Milnacipran, i cili i përket të njëjtës klasë të antidepresantëve si duloekstin, gjithashtu tregoi një efekt të vogël në reduktimin e dhimbjes.

Por ekipi ka treguar se ata kishin besim më të ulët në këto rezultate sepse kishte më pak studime që përfshinin më pak njerëz.

Ekipi po ashtu ka treguar se kohëzgjatja mesatare e provave të ndryshme ishte vetëm 10 javë – pavarësisht se pacientëve shpesh u jepeshin antidepresantë për gjashtë muaj.

“Nuk kishte asnjë provë të besueshme për sigurinë e marrjes së antidepresantëve për dhimbjet kronike, si afatshkurtra ashtu edhe afatgjata”, ka thënë ekipi.

Ata kanë shtuar se ishte gjithashtu e paqartë nëse ilaçet kundër depresionit ishin efektive në trajtimin e dhimbjes në afat të gjatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore